Shoqata e të burgosurve politik, në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të luftës dhe me mbështetje të Komunës së Gjilanit, ka organizuar manifestimin kushtuar 40 vjetorit të demonstrative të studentëve, të cilat shënojnë fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Me këtë rast Shoqata e të Burgosurve Politikë, Shoqata e Veteranëve të Luftës dhe Komuna e Gjilanit i kanë ndarë mirënjohje Rektorit të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ Prof. Dr. Bajram Kosumit, për rolin e tij në Revolucionin 1981.
Rektori Kosumi në fjalën e tij, ka shpalosur detaje të shumta rreth ngjarjeve të marsit dhe prillit të ’80-tës dhe ’81-shit, duke spikatur organizimin që kishin këto demonstrate, minionin e qartë për Republikë dhe vendosmërinë studentore që përkundër dhunës dhe presionit shtetror Jugosllav përmes aparatit të dhunës, që ato të vazhdonin dhe të mos ndaleshin deri në arritjen e synimeve për liri dhe pavarësi.
Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, gjithashtu ka përmendur mbështetjen e madhe që kishin në mesin e studentëve, mbështetjen massive të qytetarëve dhe mërgatën e cila ishte jashtëzakonisht e organizuar deri në vrasjen e veprimtarëve si Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës në vitin 1982 e më pas edhe të veprimtarëve të tjerë si Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.
Kurse Bejtullah Tahiri, i cili ishte kordinator i këtij manifestimi dhe pjesë e grupit organizativ në protestat e marsit, ka thënë se protestat filluan më 11 mars, jo me qëllimin për të përmbysur ushqimin në menzën e studentëve, por me vendosmërinë për ti dhënë fund një sistemi të rëndë ndaj shqiptarëve, atij të Jugosllavisë.
“Ishte Abdullah Tahiri, Hydajet Hyseni, Gani Koci, Ali Lajqi, Riza Demaj, Bajram Kosumi, Ilmi Ramadani, Mehmet Hajrizi dhe shumë veprimtarë të cilët vepruan me një oganizim të jashtzakonshëm duke promovuar qartë dhe kërkesën e shqiptarëve për Republikë. Më vonë jehonë e tillë u shpërnda gjithandej Kosovës dhe kështu ndryshoi njëherë e përgjithmonë gjendja në Kosovë, deri në luftën e UÇK-së dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë në fjalën e tij Tahiri.
Ai gjithashtu ka dhënën detaje të organizimit të asaj kohe edhe të mërgatës konkretisht nga Kadri Zeka, Rexhep Mala, vëllezrit Gërvalla dhe veprimtarë të shumtë të cilët në protestat e organizuara nëpër Europë, kishin një format tjetër ku nga protestuesit promovohej një vetëdije e lartë intelektuale, shoqërore dhe kulturore.
“Protestat e ’81-shit janë vazhdim I rezistencës së Adem Demaqit, Hasan Prishtinës dhe vargut të gjatë të veprimtarëve të cilët janë sakrifikuar deri në flijim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Në këtë manifestim ka folur edhe ish Komandanti i ZOK, Ahmet Isufi, i cili gjithashtu ka çmuar lartë këtë akt patriotik të cilin e ka vlerësuar ngjarje pararendëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe në këtë manifestim u tha se përkundër që kishte një kontrollë të jashtzakonshme të Policisë, fokusit drejtë studentëve, në ditën e 26 marsit edhe përkundër që ishte ngrit në këmbë numër shumë i madh i Sigurimit të Shtetit gëzimi dhe gatishmëria studentore ishte si asnjëherë më parë dhe atë me gëzim dhe me lumturi drejtë oborrit të konviktit numër 1, 2 dhe 4, por gjithmonë nën kërrcnimin e policisë dhe sigurimit të shtetit.
Aty pas fjalimit të lexuar nga Riza Dema, Azem Vllasit i ka quajtur kërkesat e studentëve si kërkesa politike e jo sociale dhe kinse në ato ka dorë armiku, atëherë pikërisht në këtë moment ishin shpalosur pastaj parollat “Kosova Republikë”, flamuri kuq e zi dhe parolla të tjera, me marshutën drejtë qendrës por gjithnjë nën dhunën e shtetit të gazit lotsjellës, aty ka shumë student që kanë humbur gishtërinjtë, dorën, mirëpo jehona ishte e pandalshme dhe kulmoi me lirinë, pavarësinë dhe republikën tonë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan