Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi , ka pritur në takim Kryesinë e Parlamentit Studentor të UKZ-së dhe përfaqësuesit e Këshillave të Studentëve nëpër fakultete, për të ju uruar festat e fundvitit.
Rektori u ka thënë studentëve se tani po e lëmë pas një periudhë të ngarkuar me punë, pro siç ka thënë Rektori Kosumi, shpresojmë që ditët, javët dhe muajt në vazhdim të vitit 2019, të sjellin për ju shëndet, lumturi në familje dhe suksese në punë.
Rektori uroi të gjithë studentët edhe për sukseset e tyre në mësim duke inkurajuar që të vazhdojnë të punojnë në interes të studentëve dhe në përgjithësi të Universitetit.
Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit Studentor, Adrian Bajrami, uroi për festat e fundvitit, derisa përgëzoi Rektorin Kosumi për punën e mirë që është duke e bërë në afirmimin e UKZ-së në të gjitha aspektet, dhe u zotua se do të kenë mbështetjen e studentëve në këtë rrugëtim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan