Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi , ka pritur në takim kryesinë e Parlamentit të Studentëve të UKZ-së , të prirur nga kryetari i tyre Adrian Bajrami.
Gjatë këtij takimi, Rektori Kosumi bashkëbisedoi me studentët lidhur me progresin që është bërë së fundi në UKZ, derisa ka falënderuar këtë përbërje për bashkëpunimin e deritashëm, duke i uruar gjithë studentët për një proces zgjedhor të ndershëm, korrekt dhe demokratik!
Njëherësh Rektori Bajram Kosumi ka inkurajuar të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe t`i votojnë kandidatët e tyre, që ata mendojnë se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e studentëve në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit
Kurse kryetari i Parlamentit Studentor Adrian Bajrami falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për përkrahjen dhe për mundësitë që ka ofruar gjithnjë për studentët. Ata thanë se do të jenë gjithnjë partner dhe do të kontribuojmë për ngritjen e cilësisë në universitet. Studentët kanë kërkuar që gjatë procesit zgjedhor stafi Akademik të qëndroj larg këtyre zhvillimeve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan