Rektori takoi stafin akademik të Fakultetit Ekonomik

13 Qershor, 2017

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, së bashku me Prorektorët, Shpresë Qamili, Dukagjin Leka dhe Naim Mustafa, kanë mbajtur takim me stafin akademik të Fakultetit Ekonomik, Dekanin Gëzim Tosumi, Profesorët Refik Kryeziu, Musa Ajeti,  Arben Mustafa, Bislim Lekiqi, Xhevat Sopi, asistentët Arbenita Kosumi, Arben Sahiti, Lulzim Rashiti e Nexhat Shkodra,  ku është biseduar për mbarëvajtjen e procesit mësimor për  vitin akademik 2016/2017.

Rektori Bajram Kosumi tha se ky vit ishte një vit me plot sfida, por njëherësh edhe vit i suksesshëm si rezultat i punës së përbashkët, një vit i cili ka shënuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në vazhdimësi.

Rektori ka uruar stafin akademik për angazhimin konstant të tyre në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe përfundimin me sukses të vitit akademik 2016/17, ndërsa i porositi ata që të jenë të angazhuar edhe në përgatitjet për procesin e pranimit të studentëve të rinj.

DSC_0585