Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, kanë mbajtur takim me Dekanët e Njësive Akademike në UKZ, Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli, Dekan i Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, Dekan i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi, Dekan i Fakultetit Ekonomi, Prof. Ass. Dr. Artan Dermaku, U.D. Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi U.D. Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative.
Në këtë takim, Rektori Kosumi ka uruar dekanët për marrjen e përgjegjësive të reja, derisa është biseduar për mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin akademik 2019/2020.
Rektori Bajram Kosumi tha se viti që e lamë pas ishte një vit me plot sfida, por njëherësh edhe vit i suksesshëm si rezultat i punës së përbashkët, një vit i cili ka shënuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në vazhdimësi, ndërsa i porositi ata që të jenë të angazhuar edhe në procesin mësimorë për vitin e ri që tashmë ka filluar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan