Sot, me datë 08/04/2016, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi nënshkroi një marrëveshje ndërkombëtare në emër të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan.
Marrëveshja u nënshkrua me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), e përfaqësuar nga Dagmar Fuchs Shmitz.
Në kuadër të kësaj marrëveshje u nënshkrua një Memorandum i Mirëkuptimit “Ngritja e Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor në Kosovë”.
Ky memorandum i mirëkuptimit ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për transparencë dhe llogaridhënie në arsimin themelor, në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit, në përmirësimin e udhëheqjes në arsim si dhe në përmirësimin e pjesmarrjes se vajzave dhe djemve të cilët kthehen nga migrimi dhe në veçanti fëmijët nga pakicat etnike në Kosovë.
Poashtu u dakordua që UKZ dhe GIZ të thellojnë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera me interes për të dy institucionet.
Kjo marrëveshje ndërkombëtare është në vazhdën e marrëveshjeve ndërkombëtare që Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan po arrinë të krijojë në vazhdimësi, duke u bërë një institucion serioz për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan