Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi po merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS, në Vienë të Austrisë.
Tema diskutimi në këtë takim janë: rezultatet e projektit HERAS, diskutimet rreth mësimeve të marra në lidhje me planifikimin, zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit, diskutimi për strategjinë e qëndrueshmërisë / përdorimit të instrumenteve dhe mjeteve të zhvilluara, gjetjet nga vlerësimi afatmesëm, prezantimi i HERAS Plus, diskutimi mbi përfitimet dhe përvojat e projektit HERAS.
Rektori Kosumi gjatë punëtorisë ka falënderuar HERAS për bashkëpunimin e ndërsjelltë.
Në këtë punëtori po marrin pjesë edhe Rektorët tjerë të Universiteteve Publike, përfaqësuesit e MASHT, Drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës Avni Gashin, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë Gazmend Luboteni si dhe përfaqësuesit e WUS Austria por edhe ekspertë austriakë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan