Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi bashkë më prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, kanë pritur përfaqësuesit e projektit “HERAS”, Aqim Emurli dhe Arbëresha Meha.
Rektori Kosumi falënderoi përfaqësuesit e HERAS për zhvillimet dhe të arriturat e përbashkëta me UKZ-në, për bashkëpunimet dhe aktivitetet tjera të ndërsjella.
Kurse Aqim Emurli tha se beson se bashkëpunimi mes UKZ-së dhe projektit HERAS do të zhvillohet edhe më shumë gjatë vitit 2019.
Ndryshe Universiteti “Kadri Zeka ” është pjesë e dy projekteve të HERAS, që ka për qëllim zhvillimin e arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan