Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, me rastin e 38 vjetorit të rënies heroike të Kadri Zekës, më 17 Janar 1982 , ka përkujtuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.
Me këtë rast, Rektori Kosumi ka thënë se jemi krenar për veprën madhore të Kadri Zekës dhe të gjithë atyre që punuan për lirinë e vendit tonë, të cilën ne po e gëzojmë sot dhe po e ndërtojmë për çdo ditë.
17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Bardhosh e Jusuf Gërvalla, është një datë e rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 38 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, jo vetëm për njerëzit që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta, por edhe për mbarë popullin shqiptar, ka thënë pos tjerash Rektori Kosumi në kujtim të 38 vjetorit të rënies së atdhetarit Kadri Zeka.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan