Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi ka ftuar në një takim të gjithë profesorët, ligjëruesit dhe asistentë e rinj, të cilët tashmë janë staf i ri i rregullt i këtij institucioni, të pranuar në konkursin e fundit.
Në fjalën e tij rektori Bajram Kosumi pasi iu uroi mirëseardhje në Universitetin “Kadri Zeka ” njëherësh stafit të ri akademik iu ka dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë. Rektori Kosumi, shtoi se tanimë koncentrimi i punës bëhet më shumë tek stafi i rregullt, duke theksuar se jemi në një raport të favorshëm sa i përket mbajtjes së orëve në mes të stafit të rregullt dhe të atij të angazhuar. Gjithashtu, ai ka thënë se ne synojmë të ndërtojmë një Universitet të dijes, me qëllim që studentët tanë të dalin të shkëlqyeshëm, konkurrent me tregun e punës dhe të aftë në profesionin e tyre. Rektori ka porositur stafin e ri akademik që ta shohin Universitetin si sukses të tyre dhe të përkushtohen në mësim dhënie, sepse siç ka thënë rektori puna e juaj është sukses i Universitetit “Kadri Zeka” . Ndër të tjera rektori Bajram Kosumi ka kërkuar nga stafi akademik përkushtim, cilësi dhe sjellje akademike.
Ndërkohë, profesorëve të rinj u dëshiroi mirëseardhje edhe Prorektori për Finanaca Naim Mustafa dhe Prorektorja për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamilija. Prorektorja Qamili, njëherësh ka kërkuar bashkëpunim dhe përkrahje reciproke nga të gjithë. Edhe profesorët falënderuan udhëheqjen e Universitetit dhe u shprehen të gatshëm në përkushtim maksimal.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan