Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë Rexhep Gyndyz, Kryetar i Shoqatës Kulturore nga Bursa e Turqisë, ku është pritur në takim nga Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor në Universitetin “Kadri Zeka”.
Rektori Kosumi e ka falënderuar kryetarin Gyndyz për vizitën dhe për angazhimet e tij të deritashme për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos në arsim e në ekonomi, ndërkohë që e ka informuar edhe për aktivitetet, organizimet dhe punën e Universitetit.
Njëherësh gjatë këtij takimi Rektori Kosumi dhe kryetari Gyndyz kanë bashkëbiseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” , Shoqatës së Shqiptarëve për Solidaritet dhe Kulturë në Bursa të Turqisë, komuniteti Shqiptar në Turqi dhe Universiteteve të Bursës së Turqisë. Ata shprehen gatishmërinë e lartë që të bashkëpunojnë mes vete duke shfrytëzuar çdo resurs të mundshëm që do të kontribuonte për ngritjen e nivelit akademik dhe arsimor.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan