Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi, ka pritur në një takim Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Gjilanit Jeton Sherifi me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi, Rektori Kosumi ka njoftuar mysafirët rreth aktiviteteve në Universitetin “Kadri Zeka”. Ai ka thënë se është i hapur për të gjithë e sidomos për ata të cilët kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, njëherësh Rektori ka thënë se fëmijët e dëshmorëve duhet trajtuar me kujdes të shtuar.
Ndërsa, kryetari i OVL-së në Gjilan Jeton Sherifi, ka shprehur vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me Universitetin.
Gjithashtu, gjatë takimit, është diskutuar edhe për tema të rëndësishme që janë në interes të përbashkët të të dyja palëve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan