Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Në këtë takim është biseduar rreth aktiviteteve të tanishme të Universitetit, sidomos rreth procesit të pranimit të studentëve të rinj e ne veçanti atyre nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, për të cilët siç ka thënë rektori Kosumi, janë ofruar vende të mjaftueshme dhe se Universiteti “Kadri Zeka” ofron kuota të veçanta për regjistrimin studentëve në UKZ, duke pasur parasysh dhe afërsinë e Gjilanit me Luginën. Nga ana e tij, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu dhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi e ka falënderuar rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi për pritjen, ndërsa kanë thënë se nxënësit e Luginës së Preshëvës janë mjaft të interesuar për të studiuar në këtë institucion të dijes.
Ndryshe në konkursin plotësues/afati i dytë (Shtator) për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, për kandidatët nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja do të pranojë deri në 231 studentë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan