Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi së bashku me prorektorët kanë pritur në një takim anëtarët e Parlamentit Studentor të prirur nga kryetari i tyre Mehmet Zylfiu.
Rektori Bajram Kosumi para përfaqësuesve të Parlamentit Studentor ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e studentëve në të gjitha mënyrat vetëm e vetëm që ata të arrijnë suksese të mëdha.
Ai ka thënë se do të punojmë shumë më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim më qëllim që studentët e Universitetit “Kadri Zeka” të jenë konkurrentë në dije me universitetet evropiane. Rektori Kosumi ka shtuar se UKZ gjithmonë do të jetë në shërbim të interesave të studentëve.
Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu falënderoi Rektorin Bajram Kosumi për përkrahjen dhe për mundësitë që po krijon për studentët. Ai tha se si Parlament studentor do të jemi gjithnjë partner dhe do të kontribuojmë për ngritjen e cilësisë në universitet.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan