Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmëri e Kosovës (AAK), Dega Gjilan Nazim Gagica i cili ishte i shoqëruar nga anëtarët e kësaj parti nga sektori i Arsimit.
Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku pasi ju dëshirojë mirëseardhje, i njoftoi të pranishmit, për punën, aktivitetet, zhvillimet me theks të veçantë përmendi hartimin e Strategjisë Zhvillimore të UKZ. Rektori Dërmaku gjatë këtij takimi, po ashtu ka kërkuar ndihmë të plotë nga i gjithë spektri politik në vend, siç ka thënë rektori, “në të mirë të rëndësisë së çuarjes përpara të të gjitha proceseve të zhvillimit të universitetit.
Kurse kryetari i AAK-së dega në Gjilan Nazim Gagica, e ka uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për marrjen e detyrës rektor i UKZ-së, duke thënë se kjo është përzgjedhje e duhur për një Universitet, sepse siç ka thënë kryetari Gagica,”ju rektor Dermaku jeni një personaliteti me background të dëshmuar profesional, andaj presim ndryshime për të mirë për rajonin e Gjilanit, Luginës dhe më gjer, nga ku gravitojnë studentë për të studiuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan”.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” tashmë i ka mundësitë të bëhet institucion arsimor i matshëm me universitetet e vendeve më të zhvilluara, kjo nuk bëhet vetëm e përmes disave, bëhet me angazhimin e të gjithëve dhe me përkushtim, sepse UKZ është në rrugë të mbarë dhe kjo na gëzon të gjithëve, kanë thënë pos tjerash kryesia e AAK-së dega në Gjilan gjatë takimit të mbajtur me Rektorin e UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan