Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. asoc. dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim prof. asoc. dr. Musa Selimi, u.d kryetar i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës. Takimi u mbajt me qëllim të diskutimit të mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Federatës në fushën e sporteve studentore.
Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për rëndësinë e promovimit të aktiviteteve sportive në mesin e studentëve, si dhe për organizimin e eventeve dhe garave që do të kontribuonin në zhvillimin e shëndetit fizik dhe mirëqenies së tyre.
Rektori prof. asoc. dr. Artan Dermaku shprehu përkushtimin e universitetit për të mbështetur dhe inkurajuar studentët që të angazhohen në aktivitete sportive si pjesë integrale e jetës së tyre akademike. Sipas rektorit Dermaku, pjesëmarrja aktive në sporte jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të studentëve, por gjithashtu kontribuon në ndërtimin e disiplinës, punës në grup dhe aftësive të tjera të rëndësishme për zhvillimin e tyre. Ai nënvizoi se universiteti do të vazhdojë të mbështesë dhe të krijojë mundësi për të zgjeruar ofertën e aktiviteteve sportive, me qëllim që studentët të kenë një përvojë më të pasur dhe gjithëpërfshirëse gjatë viteve të tyre akademike.
Nga ana e tij, u.d. kryetari prof.. aspc. Dr. Musa Selimi, vlerësoi angazhimin e UKZ-së në këtë drejtim dhe theksoi gatishmërinë për të realizuar projekte të përbashkëta në të ardhmen, të cilat do t’i ofrojnë studentëve mundësi të reja për zhvillimin e aftësive sportive.
Takimi përfundoi me dakordimin për të intensifikuar bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive dhe me synimin që këto nisma të zbatohen në vitin akademik të ardhshëm.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan