Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e LMT-së të KFOR-it Turk në Gjilan

20 Qershor, 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Komandantin e ri i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes (LMT ) i KFOR-it turk   për Rajonin e Gjilanit në Kosovë, majorin Erhan Türkoğlu me ekipin e tij.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Universitetit dhe KFOR-it Turk në fusha të ndryshme, përfshirë aktivitete akademike, kulturore dhe mbështetje për studentët.

Rektori Dërmaku e falënderoi komandantin Türkoğlu për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për rolin e rëndësishëm që KFOR-i luan në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ai theksoi se UKZ mbetet e hapur për bashkëpunime që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të studentëve dhe komunitetit.

Nga ana e tij, komandanti Türkoğlu u shpreh i kënaqur me mikpritjen dhe vlerësoi lartë punën që Universiteti po bën në arsimimin e gjeneratave të reja. Ai shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.