Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim Major Arda GorkenYatagan Komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it Turk në Gjilan
Në këtë takim Rektori Dërmaku i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit. Ndërkohë gjatë takimit Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku e ka njoftuar Major Arda GorkenYatagan Komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it Turk për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti Publik “Kadri Zeka”, që nga themelimi i tij e deri më tani përpos marrëveshjeve tjera, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitete të Turqisë, duke shtuar se UKZ është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera në fusha të ndryshme.
Major Arda GorkenYatagan ka falënderuar Rektorin Dërmaku për pritjen, derisa ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit. Nga ana e tij Rektori Dërmaku e ka falënderuar komandantin Major Arda GorkenYatagan për viziten dhe gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në dhe për mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan