Rektori i Universitetit Kadri Zeka, Prof. asoc, dr. Bajram Kosumi po merr pjesë në WORLD SUMMIT 2019 të organizuar nga UNIVERSAL PEACE FEDERATION, që po mbahet në Seul të Koresë më 7-11 shkurt, me temë “Paqa, siguria dhe zhvillimi njerëzor”.
Në samit po marrin pjesë liderë të shquar botërorë, të tashëm dhe të shkuar, si Fatmir Sejdiu- president i Kosovës, Alfred Moisiu- presidenti i Shqipërisë, Stipe Mesiq-president i Kroacisë, Dik Ceni-nënkryetar i SHBA-ve, Hoze Barroso-kryetar i Komisionit Evropian, Zhivko Budimir-president i Bosnjës dhe Hercegovinës, Albin Kurti-deputet, si dhe një numër i madh i ish presidentëve, ish kryeministrave, deputetëve dhe liderëve të tjerë nga të katër anët e botës.
Rektori Kosumi në fjalimin e tij diskutoi rrezikun nga mos-zgjidhja e konflikteve lokale, të cilat mund të shndërrohen në kriza globale dhe ta rrezikojnë paqen globale. Ai theksoi përvojën pozitive të Kosovës, nga një krizë lokale e shndërruar në krizë global, e që me ndihmën e NATO-s, SHBA-ve dhe të shteteve të forta evropiane e botërore u orientua në rrugën e drejtë të lirisë, pavarësisë dhe të demokracisë.
Fjalimin mund ta lexoni këtu: Bajram Kosumi Speech – Seul
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan