Në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë një delegacion i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në përbërje Kushtrim Kadriu, Bashkim Mehmti dhe Kadime Berisha të cilët janë pritur nga rektori i Universitetit, Bajram Kosumi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të UKZ-së dhe Lëvizjes “Vatra” , gjegjësisht rreth mundësisë së gjetjes së një zgjidhje për aplikantët nga Lugina e Preshevës të cilët dëshirojnë të studiojnë në UKZ por që nuk kanë dokumente identifikuese.
Rektori Bajram Kosumi, tha se Universitetit “Kadri Zeka” është i hapur për çdo bashkëpunim kur është në pyetje interesi i përbashkët, sikur që Universiteti “Kadri Zeka” krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, krijon hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” kanë vlerësuar faktin që UKZ, në përgatitje për pranimin e studentëve të rinj , parasheh edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan