Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka pritur në një takim Profesorin Stanley Mc Gahey nga SHBA . Rektori Kosumi i ka dëshiruar mirëseardhje profesorit Mc Gahey, i cili tani do të ligjërojë për një semestër në studimet master të UKZ, për programin, Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.
Nga ana e tij profesor Stanley Mc Gahey, gjatë një ligjërate që ka pasur, ka thënë se është kënaqësi të ligjëroj para studentëve të UKZ-së, dhe njëherësh është i impresionuar me entuziazmin e të rinjve Kosovar.
Ndryshe e gjithë kjo, kjo është arritur falë bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe programet e saj, respektivisht programin Fulbright.
Profesor McGahey do të qëndrojë në UKZ një semestër dhe ai për studentët e studimeve MA të programit “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike”, do të ligjërojë lëndën “Ndikimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës në zhvillimin e turizmit ndërkombëtar”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan