Rektori i UKZ-së dhe Rektori i UT-së kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
12 Janar, 2024
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata udhëheqin.
Marrëveshja në fjalë përcakton fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit mes dy Universiteteve duke përfshirë:
- Shkëmbimin e personelit akademik për procesin mësimor;
- Shkëmbimin e pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore;
- Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese;
- Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm);
- Shkëmbimin e literaturës shkencore:
- Shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional;
- Institucionalizimin e bashkëpunimit reciprok dhe të ndërsjellë në sferën e ofrimit të ndihmës për ngritjen e kapaciteteve të studentëve të këtyre universiteteve;
- Bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve dhe/ose projekteve rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët;
- Shkëmbimin e eksperiencave, praktikave dhe ekspertëve;
- Zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore- shkencore.
- Organizimin e përbashkët të konferencave, trajnimeve, seminareve dhe bashkëpunimeve të tjera profesionale; etj.
Dy universitetet do vazhdojnë bashkëpunimin e filluar shumë kohë më parë nëpërmjet projekteve ERASMUS+ CBHE.
Delegacioni i UKZ-së i kryesuar nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me UT, përbehej edhe nga Prorektorët, Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli dhe Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi.