Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof.Asoc.Dr.Bajram Kosumi ka pritur në një takim Ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu.
Me këtë rast Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ka uruar Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi për zgjedhjen rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, duke i dëshiruar punë të suksesshme në këtë institucion të dijes i cili sipas ish presidentit Sejdiu, ka peshën e veçantë krahas konkurrencës nga Universitetet tjera. Sejdiu ka shtuar se është mirë që në këtë kohë vendi ynë ka arritur të ketë më shumë se një universitet sepse konkurrenca mes Universiteteve bënë që në të ardhmen të dalin kuadro më të mirë.
Nga ana tjetër Prof.Asoc. Dr. Bajram Kosumi, rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, pasi ka falënderuar ish presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për vizitën e bërë, ka thënë se do të bëjë përpjekje që universiteti ti shërbej gjithmonë si institucion ku fitohet dija, dhe se kjo është baza më e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Universiteteve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan