Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur një delegacion të Doktorëve të Osteopatisë Pediatrike nga Spitali Pediatrik “Meyer” i Firenzes së Italisë dhe organizatës Cure 2 Children. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Porf. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, si dhe Betim Berisha, u.d. udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Gjatë takimit u diskutua për krijimin e një programi të ri studimor në Osteopati, të mbështetur nga Spitali Meyer, duke përfshirë akreditimin e programit, sjelljen e profesorëve dhe pajisjen e laboratorëve të nevojshëm. Gjithashtu, u diskutua mundësia që KFOR-i Italian të mbështesë zhvillimin dhe mbajtjen e këtij programi, ndërsa studentët do të kenë mundësinë të mësojnë Gjuhën Italiane dhe të kryejnë praktikën në Universitetin e Firenzes.
Një tjetër pikë e rëndësishme ishte krijimi i një programi të përbashkët me Universitetin e Firenzes, me diploma të dyfishta. U trajtuan gjithashtu projektet e Shoqatës Cure 2 Children Kosovo për ndihmë ndaj fëmijëve me leukemi në Kosovë, si dhe projekte shkencore përmes programeve Erasmus+ dhe Horizon Europe.
Temë diskutimi i takimit ishte gjithashtu mobiliteti i studentëve dhe stafit përmes programit ICM KA171. Në të ardhmen, UKZ synon të bëhet një qendër me një program unik në rajon, duke krijuar kuadro të reja dhe kontribuar në shoqëri, qëllim ky që përputhet me misionin e universitetit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan