Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim profesorët, dikur në Shkollën e Lartë Pedagogjike, pastaj në Fakultetin e Edukimit dhe në fund, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, tanimë në pension Faik Shkodra, Bahtjar Kryeziu, Sabri Tahiri dhe Shefik Haliti .
Ata kanë uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për zgjedhjen Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, duke thënë se është bërë punë e vyer që këtij institucioni të arsimit dhe edukimit të lartë ti prijë një profesor kaq i ri, me një kulturë të pasur në njohjen e arsimit në përgjithësi.
Rektori Dërmaku duke falënderuar profesorët për takimin, ka thënë se ju profesorë, që ishit misionar të dritës së ardhmërisë, e që shpërndatë dritë në mendjet dhe shpirtrat e studentëve, jeni përherë të çmuar për kontributin tuaj më sublim dhënë në Fakultetin e Edukimit dhe në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Rektori tha se Ne përherë e çmojmë dhe i kemi parasysh vlerat, tiparet dhe kohën e rëndë kur fati ka dashur që edhe në ato vite të hershme, ju profesorë, keni dëshmuar ndërgjegje të lartë e profesionalizëm të thellë në përgatitjen e studentëve.
Duke i pasur parasysh këto aspirata, atëherë edhe përpjekjet tona janë që të punojmë krahas kërkesave në përputhshmëri me kohën dhe tregun e punës për orientimin e programeve studimore në të mirë të studentëve tanë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan