Në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar për një vizitë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu. Ata janë pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku Rektori Dërmaku i ka njoftuar udhëheqësit e dy komunave, asaj të Kamenicës dhe komunës së Shtimes rreth zhvillimeve dhe funksionimit të Universitetit.
Rektori ka thënë se Universiteti Publik ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administratë, teknologji si dhe fusha të tjera, përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe më gjerë.
Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe ai i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, e kanë uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, për zgjedhjen Rektor, derisa e kanë siguruar rektorin se Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të ketë gjithmonë mbështetjen e Komunave që ata udhëheqin. Kryetari Kadri Rahimaj dhe Qemjal Aliu po ashtu kanë thënë se komuna e Kamenicës dhe ajo e Shtimes do të jenë të gatshme të kontribuojnë edhe ne planin strategjik të Universitetit, që konform kësaj edhe nivelin e arsimit profesional të mesëm ta drejtojnë në atë drejtim që do të jenë komplementare me studimet që i ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan