Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka organizuar një takim simbolik me punëtoret e UKZ-së.
Me këtë rast Rektori ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tyre të çmuar në jetën akademike dhe administrative të Universitetit.
Në këtë takim simbolik, Rektori Dërmaku ka theksuar rëndësinë e rolit të gruas në arsim dhe shoqëri, duke theksuar përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për barazinë dhe mbështetjen e vazhdueshme për gratë në ambientin akademik. Rektori i ka falënderuar ato për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, duke u dhënë lule për festë, ku ka thënë se asnjëherë nuk duhet lënë në harresë kontributi i çmueshëm dhe sakrifica e femrës në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, duke shprehur respektin për rolin dhe kontributin e femrave edhe për sukseset që lidhen me Universitetin, ka uruar ato për shëndet, mirëqenie dhe lumturi në jetë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan