Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit

25 Nëntor, 2022

Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë emblematike në memorien e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri.

Sot shqiptarët janë bërë faktorë të rëndësishëm të paqes, të stabilitetit dhe të prosperitetit në rajon dhe më gjerë. Prandaj, kjo ditë duhet të jetë dita e kremtimit të vlerave evropiane, të vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

 

Gëzuar 28 Nëntorin!

Prof. Dr. Bajram Kosumi

Rektor i UKZ-së