Rektori Bajram Kosumi uron të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit

27 Nëntor, 2018

Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar,  përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

 

Urime 28 Nëntori!