Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof.Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka takuar përfaqësuesit e studentëve të Parlamentit Studentor të cilët i kanë uruar për detyrën e marr, rektor i UKZ-së. Me këtë rast rektori Bajram Kosumi ka thënë se studentët janë arsyeja pse ekziston universiteti, ndërkohë që ka shtuar se do të punojnë që të kemi një Universitet të zhvilluar në të gjitha aspektet, me qëllim që të kemi më shumë cilësi sesa sasi.
Rektori Kosumi theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se do të jetë I hapur dhe bashkëbisedues për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.
Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të UKZ-së, Mehmet Zylfiu, e uroi Kosumin për pozitën e rektorit, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë të mundshme për Universitetin ngase siç theksoi ai, Prof. Asoc.Dr. Bajram Kosumi, ka bagazhin akademik dhe përvojën për të zhvilluar Universitetin në çdo aspekt. Zylfiu e siguroi rektorin Kosumi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentore në punën si rektor.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan