Rektori Bajram Kosumi takoi Jonuz Musliun kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

5 Nëntor, 2015

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu. Në këtë takim është biseduar rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor, dhe rreth procesit të pranimit të studentëve të rinj e ne veçanti atyre nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, për të cilët siç ka thënë rektori Kosumi, janë ofruar vende të mjaftueshme dhe se Universiteti “Kadri Zeka” ofron kuota të veçanta për regjistrimin studentëve në UKZ,  duke pasur parasysh dhe afërsinë e Gjilanit me Luginën. Nga ana e tij, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, e ka falënderuar rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, për pritjen, ndërsa në shenjë falënderimi për mirëkuptim dhe mbështetje të banorëve të Luginës së Preshevës, kryetari Musliu i ndau mirënjohje Rektorit, Bajram Kosumi, i cili gjithashtu e nderoi kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për angazhimin e treguar në punën e tij të palodhur.

JM2