Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka pritur në një takim nënkryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.
Në këtë takim është biseduar rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor, dhe rreth procesit të pranimit të studentëve të rinj e ne veçanti atyre nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja. Rektori Kosumi ka thënë se UKZ ofron vende të mjaftueshme dhe se Universiteti “Kadri Zeka” ofron kuota të veçanta për regjistrimin studentëve, duke pasur parasysh dhe afërsinë e Gjilanit me Luginën. Nga ana e tij, nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, e ka falënderuar rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, për pritjen, ndërsa ka thënë se nxënësit e Luginës së Preshevës janë mjaft të interesuar për të studiuar në këtë institucion të dijes.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan