Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi së bashku me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami dhe me Rektorët e Universiteteve tjera Publike të Kosovës, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare studimore disaditëshe në SHBA.
Ata kanë marrë pjesë në “Samitin për Kosovën” i cili është organizuar në Universitetin “James Madison “ dhe në disa universitete tjera si të Harrisonburg, Virgjinias etj.
Me këtë rast janë mbajtur edhe disa punëtori lidhur me avancimin e Sistemit Arsimor të Kosovës , me theks të veçantë në Arsimin e Lartë .
Në këto punëtori është diskutuar për planifikimin strategjik, planifikimet buxhetore dhe menaxhimi i universiteteve dhe ngritja e cilësisë së tyre.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan