Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi bashkë me prorektorët Shpresë Qamili, Dukagjin Leka dhe Naim Mustafa, kanë takuar personelin akademik të Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik, Ekonomik, Shkencave Kompjuterike si dhe stafin administrativ të universitetit me qëllim të diskutimit të përbashkët rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor.
Rektori Bajram Kosumi, ka uruar stafin akademik dhe administrativ për angazhimin e tyre në përmbylljen me sukses të vitit akademik 2016/17.
Ai ka thënë se ky vit ishte një vit me plot sfida, por njëherësh edhe vit i suksesshëm si rezultat i punës së përbashkët, një vit i cili ka shënuar përpjekjet e të gjithëve për ngritjen e cilësisë në vazhdimësi.
Ndërsa personeli akademik dhe administrativ paraqitën disa nga pengesat dhe sfidat me të cilën ballafaqohen gjatë punës .
Në fund Rektori Bajram Kosumi ka kërkuar nga stafi akademik dhe administrativ që të jenë të angazhuar edhe gjatë procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan