Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Vaxhid Sadriu, kanë pritur në një vizitë familjarët e dëshmorëve të Anamoravës, të cilët kanë uruar rektorin për marrjen e detyrës së re. Me këtë rast rektori Kosumi ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka njoftuar ata rreth aktiviteteve të UKZ-së. Ai njëherësh ka thënë se Universiteti ynë, i cili mban emrin e atdhetarit tonë “Kadri Zeka”, është i të gjithëve por para se gjithash është i juaji sepse Kadriu ka qenë djali juaj, për veprën e të cilit përulemi me nderim të thellë.
Rektori Bajram Kosumi, ka thënë se do të punojë që të këtë cilësi në Universitet ku pastaj studentët tanë të jenë promotor kryesor të punës shkencore.
Universiteti ynë, ka thënë rektori Kosumi, ju ofron të gjithë qytetarëve shërbime dhe mundësi studimi për t’u kualifikuar dhe përgatitur për një të ardhme më të mirë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan