“Vrapojmë shtigjeve të Agimit” është motoja e Gjysmëmaratonës Mbarëkombëtare e cila do të jetë ngjarja e parë sportive e këtij niveli në Komunën e Gjilanit që do të mbahet me datë 13.11.2022.
Organizator të kësaj ngjarjeje janë:Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Komuna e Gjilanit, Federata e Atletikës së Kosovës, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës dhe Sporti Shkollor në Gjilan.
Vrapimi do të startoj nga qendra e qytetit ,pranë platosë së teatrit të qytetit gjegjësisht nga Shtatorja e Heroit tonë ,,Agim Ramadani-Katana” ,Ora 11;00 .
Regjistrimi dhe marrja e fanelave do të bëhet nga ora 9:00.
Për të gjithë garuesit do të ketë shpërblim nga një fanelë me llogo zyrtare dhe numër ,dhe gjithë finish-erat medalje për pjesëmarrje.
Vendet e para do të kenë shpërblime ,Kupa ,Mirënjohje,Diploma,si dhe shpërblime në të holla që do ti paraqesim në tabelën më poshtë.