Reagim për opinion

3 Gusht, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” asnjëherë nuk ka dashur të bëhet pjesë e thashethëmeve të njerëzve të caktuar, por shkrimet tuaja tendecioze na detyrojnë që të bëjmë një reagim sqarues për opinionin e gjerë.

Pse shpifet pa fakte, nëse një konkurs anulohet për arsye krejt procedurale, e cila ka ndodhur jo vetëm në Universitetin tonë por edhe në shumë institucione të tjera, me të njëjtin qëllim.

Opinioni i gjerë informohet se sistemi i aplikimit për punësim në Republikën e Kosovës bëhet online, përmes Ministrisë së Administratës Publike, ku në mënyrë taksative janë të përcaktuara kushtet e konkursit.

Në sistemin e MAP-it, kur bëhet fjalë për kualifikimin përkatës kërkohet diploma universitare dhe pikërisht Këshilli Pavarur mbikqyrës për anulimin e konkursit ka marrur për bazë faktin se është kërkuara vetëm diplomë universitare dhe se nuk janë cekur drejtimet përkatëse, si: Juridik, Ekonomik, Administratë Publike ose ndonjë drejtim i ngjashëm.

Vetëm sa për sqarim për opinionin e gjerë se Komisioni Përzgjedhës për pozitën: Udhëheqës i Prokurimit është përzgjedhur kandidati, i cili ka qënë Ekonomist i diplomuar dhe i vetmi kandidat që ka poseduar çertifikatën valide për prokurim dhe madje ndaj kësaj pozite nuk ka pasur asnjë ankesë, por që Këshilli i Pavarur Mbikqyrës e ka anuluar vetëm se nuk është cekur se kriteri i kualifikimit të jetë nga drejtimet si: Juridik, Ekonomik, Administratë Publike ose ndonjë drejtim i ngjashëm.

E njëjta situatë ka qenë edhe për pozitën: Menaxher i Personelit.

Kjo mund të shihet qartë dhe vërtetohet edhe me vendimet për anulim të këtyre dy pozitave, prandaj edhe arsyetimet që qarkullojnë nëpër portale sociale se anulimi i këtyre dy pozitave është bërë për qëllime tjera “Nuk Qëndrojnë”.

Të dy këto vendime mund të gjinden fare lehtë nëse vizitohet webfaqja e UKZ-së, uni-gjilan.net

Reagim per opinion

Shkarko

Vendimi për pozitën -Menaxher i Personelit

Shkarko

Vendimi për pozitën -Udheheqes i Prokurimit

Shkarko