Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti sot një ligjëratë për studentët e Universitetit Kadri Zeka”, në Kuadër të programit “Guest Speaker’.
Haradinaj në ligjëratën e tij për studentët, ndër të tjerash ka folur për karrierën e tij politike, që fillon nga mosha rinore, e deri në ditët e sotme. Gjatë karrierës së tijë, Kryetari i AAK-së, tha se ka marrë pjesë në të gjitha proceset politike të Kosovës, duke e përshkruar me shumë sfida e suksese dhe në të njëjtën kohë ndihet krenarë për gjithçka që i ka dhënë Kosovës.
Në fund të këtij takimi studentët e Universitetit “Kadri Zeka” parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan