Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me bashkëpunëtor, ka pritur ne takim Labinot Salihu dhe Rina Bulliqi përfaqësues të KUSA – Kosovo United States Alumni (Alumni i Shteteve të Bashkuara në Kosovë).
Në takim, prorektori Leka i njoftoi përfaqësuesit e KUSA për ecurinë e punëve në Universitet, për bashkëpunim me partnerët vendor e ndërkombëtar si dhe rreth zhvillimeve në UKZ.
Përfaqësueset e KUSA-s e njoftuan në detaje prorektorin Leka për konkursin e Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit të Ambasadës Amerikane 2021/22 . Qëllimi i takimit është të kuptohen më mirë nevojat e universitetit dhe llojet e projekteve që do të ndikonin pozitivisht në IAL.
Programi i Granteve për Mbështetje të Universitetit është një program vjetor i granteve që synon të mbështesë arsimin e lartë në Kosovë në mbështetjen e IAL-ve për të adresuar më mirë sfidat e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik përmes shërbimeve të kërkimit, zhvillimit dhe zgjerimit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan