Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Strategjia për zhvillim ekonomik lokal të komunave në vendet e Ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit”, e organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqin, i ka bashkuar shkencëtarët, akademikët dhe ekspertët e fushës së zhvillimit ekonomik, nga shumë vende. Në këtë konferencë nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë Prorektori për Buxhet dhe Financa Naim Mustafaf si dhe asistentet Lulzim Rashiti dhe Nexhat Shkodra.
Me këtë rast, vend në panel të hapjes së konferencës, në emër të UKZ-së është prezantuar Prorektori Mustafa. Ai theksoi se është nder për përfaqësuesit e UKZ-së që të marrin pjesë në këtë ngjarje e cila do të shërbejë për qëllim të zgjerimit të njohurive dhe për shkëmbimin e mendimeve për rolin e shkencës në këtë fushë.
Temat bosht të konferencës ishin : Investimet dhe promovimi i investimeve në sferën e turizmit dhe hotelerisë; Efekti i investimeve të huaja në turizmin vendor; Kuadri ligjor për rregullimin e investimeve të huaja në sferën e zhvillimit ekonomik dhe turistik lokal; Zhvillimi dhe rregullimi i turizmit ndërkufitar; Roli i infrastrukturës dhe bujqësisë në sferën e turizmit dhe hotelerisë; Rregullimi i bashkëpunimit institucional nëpërmjet organizatave turistike në sferën e turizmit; Taksat dhe tatimet lokale në funksion të zhvillimit ekonomik lokal; Novacionet dhe it në funksion të zhvillimit ekonomik lokal; Problematika e profilizimit të burimeve njerëzore në funksion të zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit lokal; Administrata shtetërore dhe zhvillimi ekonomik lokal.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan