Projekti SMAPHC vlerësohet nga eksperti i jashtëm

9 Shtator, 2022

Në Universitetin „Kadri Zeka” në Gjilan në cilësinë e vlerësuesit të jashtëm për projektin „SMAPHC” ka qëndruar Prof. Dr. Glyn Heath nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai u prit në një takim informues nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me bashkëpunëtorë.

Vizita vazhdoj me takime të përbashkëta me përfaqësuesit të cilët kanë punuar për projektin në fjalë dhe me studentët.

Gjatë kësaj vizite u diskutuan punët e bëra gjatë këtyre 4 viteve të implementimit të projektit, sfidat që janë hasur por edhe benificionet e përfituara gjatë implementimit të projektit.
Vlerësuesi i jashtëm Prof. Dr. Glyn Heath u shpreh që është i kënaqur me punën e bërë nga përfaqësuesit e UKZ-së dhe ajo do reflektohet edhe në raportin që është duke u përpiluar.