Në kuadër të projektit Erasmus+ REBUS, po intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Universitetit ”Kadri Zeka” dhe Universitetit të Malit të Zi (University of Montenegro). Një Delegacion i Universitetit ”Kadri Zeka” i përbërë nga dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Xhevdet Thaqi dhe profesori Ragmi Mustafa u pritën nga Dekani i Fakultetit Teknik të Inxhinierisë Mekanike Igor Vusanoviq, Drejtuesja e Departamentit të mekatronikës Marina Mijanovic Markush, Koordinatorja Jelena Jovanoviq dhe profesor Zdravko Krivokapic, etj
Në këtë takim miqësor e akademik u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve dhe Fakulteteve në çështjet e zhvillimeve të programeve të përbashkëta studimore, të shkëmbimit të profesorëve për lëndët e fushave më specifike, për shkëmbimin e studentëve, bashkëpunimin në projektet e përbashkëta ndërkombëtare, rajonale etj. Deri më tash, bashkëpunimi ndërmjet këtyre fakuklteteve është zhvilluar përmes Projektit REBUS, në kuadër të projekteve të WBF e të ngjajshme.
Në vazhdim, delegacioni i FSHK-së të UKZ vizitoi infrastrukturën dhe laboratoret e Departamentit të Mekatronikës i cili përagatitë kuadro për tregun industrial të punës që është më se i nevojshëm edhe për zhvillimin industrial në Kosovë. Me këtë rast delegacioni nga UKZ u njoftua me paisjet, mënyrën e punës dhe rezultatet e arritura në këtë fushë. Së shpejti pritet nënshkrimi i marrveshkes së bashkëpunimit formal ndërmjet këtyre Universiteteve në nivel të rektorëve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan