Profesori Selim Daku pjesë e mobilitetit të ICM

17 Maj, 2024

Në kuadër të programit ICM – International Credit Mobility, në kuadër të programit Erasmus+, po zhvillohet mobiliteti i stafit akademik dhe administrativ të UKZ-së në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse në Bullgari.

Gjatë realizimit të këtij mobiliteti pos aktiviteteve të tjera, Pof. Ass. Dr. Selim Daku, mbajti ligjëratë me temën: Sfidat e Kosovës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Ligjërata dedikohej për studentët bullgar dhe të huaj të Universitetit të Ruses.

Universiteti Publik „Kadri Zeka“ ka intensifikuar bashkëpunimin në kuadër të programeve Erasmus plus, si në ngritje të kapaciteteve po ashtu edhe në mobilitete përmes programit ICM.