Biblioteka e Universitetit Publik “kadri Zeka” në Gjilan është pasuruar së fundmi me tituj të rinj me vlera të veçanta akademike dhe kulturore, falë një donacioni nga Profesor Frederik Dara. Ai ka dhuruar dy ekzemplarë të librit “Hyrje në rrjetat nervore artificiale (me zbatime)”, bashkautorësi me Profesor Fatmir Hoxhën, një botim i rëndësishëm në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë moderne.
Ky libër përfaqëson një kontribut të vyer për studentët dhe studiuesit e shkencave kompjuterike dhe të inteligjencës artificiale, duke ofruar një hyrje të qartë dhe të ilustruar me zbatime praktike mbi rrjetat nervore artificiale, një nga fushat më dinamike të kërkimit shkencor bashkëkohor.
Gjithashtu, në të njëjtin donacion, Prof. Dara ka dhuruar edhe një kopje të veprës monumentale “Lahuta e Malcisë” nga At Gjergj Fishta, botimi i XVIII nga Botimet Françeskane. Ky libër, pjesë e identitetit letrar dhe historik shqiptar, përfaqëson një pasuri kulturore të jashtëzakonshme për çdo bibliotekë dhe brez studiuesish.
Universiteti Publik “kadri Zeka” falënderon Profesor Frederik Darën për përkushtimin e tij në përkrahje të dijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare dhe shkencore.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan