Profesorë të Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Jonuz Dërvodeli, Xhevdet Thaqi dhe Bashkim Dalipi, kanë mbajtur seminarin një ditor për mësimdhënësit e shkollave fillore (të të dy cikleve) me temat: Mësimdhënia bashkëkohore, VAK – stilet e modeleve të mësimit vizual, auditiv dhe kinestik” dhe Integrimi i TIK në mësimdhënie.
Ky seminar është realizuar në kudër të bashkëpunimit të Universiteti “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, e cila është arritur mes Rektorit të UKZ Bajram Kosumi dhe kryetarit të KKSH Jonuz Musliu.
Seminari për mësimdhënësit e komunës së Preshevës është mbajt në Shkollën e mesme “Presheva” në Preshevë. Interesimi i mësimdhënësve për trajnime dhe seminare nga fusha e mësimdhënies ishte mjaft i madh dhe i bazuar duke marr parasysh përfshirjen jo të drejtë të mësimdhënësve shqiptarë në trendët e mësimdhënies bashkëkohore.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan