Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ERASMUS+, Univeristeti Publik “KadriZeka” është pjesë e projektit EUFORIA, i cili ka për qëllim që të ngris kapacitetet e universiteteve për të përshtatur planet e studimit në harmoni me nevojat e tregut. Në vazhdën e aktiviteteve të këtij projekti, në Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë kësaj jave po mbahet punëtoria për zhvillimin e kurikulës, e organizuar nga profesorët e Nottingham Trent University dhe ata të Sttafordshire University.
Nga Univeristeti Publik “Kadri Zeka” në këtë program po marrin pjesë: Prorektori për Buxhet dhe Financa, Naim Mustafa, Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi dhe profesori nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku.
Në kuadër të punëtorisë, janë mbajtur sesione për zhvillimin e kurikulës, bazuar në parimet e Bloom’s Taxonomy, Staffordshire Graduate Attributes, si dhe për modelet e përgatitjes së kurrikulës dhe metodave të vlerësimit sipas praktikës së Nottingham Trent University. Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë pasur sesione bashkëbisedimi me studentët e këtij universiteti të cilët kanë treguar për përvojat e tyre në universitet dhe se si ata kanë arritur që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në tregun e punës.
Në këtë punëtori kanë mbajtur leksione: Prof. Marina Dabiç, PhD. Dr. John Bugleardhe Thomas Graham PhD., nga Nottingham Trent University si dhe Prof. Dr. Iraj Hash dhe Dr.Jana Fiserova nga Staffordshire University.
Nottingham Trent University, ka fituar çmimin “Univeristeti i Vitit” në Mbretërinë e Bashkuar, për vitin 2017.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan