Sipas Marrëveshjes ndërinstitucionale në mes të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Manisa Celal Bajraktar University, nga Manisa e Turqisë, në kuadër të ICM Erasmus+, gjatë kësaj jave në Fakultetitn Ekonomik po qëndrojnë dy profesorë të MCB University, Prof. Enis Yakut dhe Prof. Musa Ovali.
Ata janë pritur nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi dhe një pjesë e stafit akademik.
Profesorët Yakut dhe Ovali kanë mbajtur ligjëratë për studentët e fakultetit Ekonomik, ku ligjërata kryesisht ka qenë nga fusha e marketingut.
Ndërkohë, gjatë vizitës në UKZ, profesorët nga Manisa e Turqisë, do të kenë takime të ndryshme me zyrtarë në universitet, si nga Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan