Më 10 dhjetor 2024, në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të Universitetit. Gjatë kësaj mbledhjeje, ndër të tjera, u verifikua mandati i anëtares së re të Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, e cila është zgjedhur nga Senati i Universitetit.
Në këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e uruan Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica për marrjen e këtij roli të rëndësishëm. Ata theksuan rëndësinë e përkushtimit dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave dhe përmbushjen e objektivave strategjike të Universitetit.
Nga ana e saj, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe angazhimin për të kontribuar me përkushtim në zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit. Ajo theksoi rëndësinë e arritjeve të përbashkëta dhe adresimin e prioriteteve strategjike për të ardhmen.
Sipas Statutit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës dhe qeverisës i Universitetit. Ky trup përbëhet nga shtatë anëtarë, ku katër zgjidhen nga Senati i Universitetit dhe tre të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Roli i Këshillit Drejtues është strategjik dhe përfshin mbikëqyrjen e funksionimit të Universitetit, miratimin e politikave të përgjithshme dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të institucionit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan