Universitetit i Ohajos ofron Programi Master Profesional për 4-6 kandidat, staf akademik (profesorë dhe asistentë) të Universiteteve në Kosovë, të lëmit Juridik, për vitin akademik 2016-2017. Me këtë rast në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar Prodekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Ohajos të SHBA-së, Brian Anderson. Ai është takuar me Rektorin Bajram Kosumi, Prorektoren për Çështje Mësimore Shpresë Qamili, Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, Naim Mustafa prorektor për Buxhet dhe Financa si dhe Luljete Berisha zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar, ku prodekani Anderson ka prezantuar programin e studimeve Master Profesional të Universitetit të Ohajos. Nga ana e tij rektori Bajram Kosumi e ka falënderuar prodekanin e Fakultetit Juridik Brian Anderso të Universitetit të Ohajos për ofrimin e mundësisë për stafin akademik të Universitetit tonë, për të studiuar në SHBA respektivisht në Universitetin e Ohjos.
Ndryshe pikat kryesore të programit përfshijnë: kursin për të rritur njohuritë e sundimit të ligjit dhe qeverisjen demokratike ; specializimin për profesorët e drejtësisë duke u fokusuar në pedagogji , natyrisht zhvillimin dhe udhëzimin si dhe caktimin e një mentori profesional të ligjit amerikan.
Përparësi në këtë program do të kenë kandidatë që janë aktual profesorë , ata të cilët e njohim gjuhën angleze dhe të cilët pas përfundimit të programit një vjeçar do të mund të jenë në gjendje të kthehen për të kontribuar në Universitetin prej nga bëhet edhe përzgjedhja.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan