Prezantimi i projekteve më të mira në FSHK në konkursin për 10-vjetorin e UKZ-së

8 Mars, 2023

Pas prezantimit të aplikuesëve për Projektin më të mirë nga studentet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, komisioni vlerësues ka arritur të përzgjedh tre projektet më të mira.

Vendi i parë i ka takuar projektit: LNHBook, punuar nga studentët, Arbnor Latifaj, Elham Rahimi, Jon Hasani, vendi i dytë i ka takuar projektit: , “Vetura inteligjente me mikrokontrollerin Arduino Uno”, punuar nga studentët, Shkurte Hoti, Rina Shabani, Elma Rexhepi, Era Beqiri, Altina Halili, Venera Halili, kurse vendi i tretw i ka takuar projektit: Sistemi i Parkingut inteligjent, punuar nga studenti Endrit Rexhi.

Projketi “LNHBook” është një platforme digjitale e cila ofron zgjidhjen e avancuar për publikimin e projekteve individuale të studenteve. Përveç mundësisë se menaxhimit administrativ nga administratori në këtë rast Profesori, nëpërmjet kësaj platforme secili përdorues do te ketë qasje në LNHBook. Profesorët përkatës do të kenë më të lehtë kërkimin e projekteve të studentëve nëpër lëndë dhe vite të caktuara, menaxhimin e atyre projekteve, menaxhimin e rezymesë, menaxhimin e informatave personale si dhe fshirjen e kontakteve të pa rëndësishme. Studentit do t’i shërbejë për qasje në të gjitha informatat e profesorit, CV-së së profesorit, gjithashtu vlen te ceket se LNHBook përmban dy module dhe është krijuar për t’u ofruar profesorëve dhe studenteve një platformë të sigurt dhe të integruar për të shfaqur punën e studentëve dhe njëkohësisht te shihet puna e profesorëve nëpërmjet CV-se se tyre dhe projekteve.

Projekti, “Vetura inteligjente me mikrokontrollerin Arduino Uno” ishte një temë shumë e rëndësishme që si qëllim përfundimtar ka mënyrën e lidhjes se sensorit Ultrasonik me Arduino Uno dhe mikroservon i cili i jep drejtimin sensorit Ultrasonik, pastaj kodimin si pjesë përbërëse në mënyrë që të kryhen veprimet e sensorëve ashtu siç janë projektuar dhe krejt në fund testimi i tyre se a po funksionojnë në rregull. Ky punim, përshkon bazat ne një mënyrë teorike dhe praktike, me një projekt kreativ, interesant dhe që me zhvillimin e mëtutjeshëm te kësaj veture inteligjente, mund të shërbejë si mini-robot i cili kryen funksione të ndryshme varësisht prej komandave që i jepen në proporcion me komandat aktuale të veturës inteligjente. Frymën konkrete dhe realistike te këtij punimi e kanë ofruar nëpërmjet fotografive të realizuara gjate aktivitetit dhe zhvillimit te këtij projekti me sensorët ne Arduino Uno.

Projekti, “Sistemi i parkingut lntelegjent”, është zhvilluar sistemit i parkingut te mençur, duke përdorur Arduino UNO. Për të zbuluar lëvizjen e automjeteve janë përdorur sensore IR dhe për të shfaqur statusin e parkimit është përdorur një LCD 16×2. Qëllimi i krijimit te këtij projekti është paraqitja e një sistemi parkimi, i cili do të na gjenerojë hapësirat e lira në parking dhe me anë të dy sensoreve dhe servos e cila lejon hyrjen e makinave me një numër te kufizuar dhe ndalon hyrjen e makinave kur kalojmë kapacitetin e hapësirave ne parking.